Sunday, May 27, 2018
Home > Uncategorized > 5 duele janë në fokus të El Classico se nesërme

5 duele janë në fokus të El Classico se nesërme

Zidane vs. Valverde, Ramos vs Pique, Casemiro vs. Busquets, Asensio vs. Delofeu & Cristiano vs. Messi janë 5 duelet që do të kenë fokusin në El Classicon e nesërme.

1. Zidane VS. Valverde

Trajneri i Real Madrid ka arritur të krijojë një projekt fitues në njëzet muaj sa ai ka qenë në stol të Real Madridit. Zidane ka mundesinë ta fitojë trofeun e tij të shtatë si trajner. Në anën tjetër Valverde do të luftojë për trofeun e parë me Barcelonen.

2. Sergio RAMOS VS. PIQUE

Dy mbrojtësit janë partner titullar tek ekipi spanjoll, por jashtë ekipit kombëtar janë shumë të njohura konfrontimet e tyre. Karakteri i Sergio Ramos dhe ai i Piques do të takohen përsëri të dielën. Dyluftimet e tyre mund të jetë një nga çelësat e ndeshjes.

3. CASEMIRO VS. Busquets

Casemiro po shkelqen me performancat e tij e poashtu Busquets. Mbi të gjitha El Classico do të varet nga fuqia e tyre në shkatërrimin e lojës rivale.

4. ASENSIO VS. Deulofeu

Të dy lojtarët janë premtuesit me të mëdhenj të futbollit spanjoll. Marco Asensio ka triumfuar tashmë me Real Madridin, ndërsa Deulofeu është kthyer tek Barça pas huazimit të tij dhe i duhet ende për të gjetur një vend në këtë Barcelonë të re.

5. CRISTIANO RONALDO VS. MESSI

Dueli ku përqendrohet e gjithë bota dhe jo vetëm El Classico është tek kjo dyshe. Të dy do tentojnë të japin versionin më të mirë ashtu siç bëjnë gjithmonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *